Alarm për krizë humanitare në Irak

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka deklaruar nivelin më të lartë të Gjendjes së jashtëzakonshme, të tretin, për krizë humanitare në veri të Irakut, ndërkohë që vijnë lajme për përparim të militantëve islamikë në këtë rajon. 

Bota

14/08/2014 17:21

Situata në qytetin Dohuk, ku janë mbledhur rreth 150,000 refugjatë, tani është në gjendje kritike, raporton BBC.

Sipas të dhënave të OKB-së, rreth një milion e dyqind mijë irakianë janë zhvendosur brenda vendit gjatë dy muajve të fundit, që kur fraksioni i Al Qaedas, i ashtuquajtur “Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë” (ISIS) filloi okupimin e territoreve dhe shpalli kalifatin e quajtur “Shteti Islamik”, me territore të okupuara në Siri dhe Irak.

OKB ka vlerësuar se situata është emergjente, pasi dhjetëra mijëra njerëz, më së shumti të krishterë dhe nga sekti minoritar Yazidi, kanë mbetur të rrethuar në një mal, pasi u detyruan të iknin nga shtëpitë e tyre në Sinjar.

Militantët islamikë të ISIS, të cilët kanë vrarë afër 5000 irakianë gjatë dy muajve të fundit, shumica civilë, prej katër ditësh po përballen edhe me sulmet ajrore të ushtrisë amerikane, e cila njëkohësisht përdittë shpërndanë qindra mijëra litra uji dhe racione ushqimi për refugjatët e rrezikuar.