Alarm për bombë në zonën e Kombinatit në Tiranë

11:02 | 11 Korrik 2015

Alarm për bombë, Foto Arkiv

Në Tiranë është ngritur alarm për ekzistimin e një veture-bombë në njërën nga lagjet e këtij qyteti.

Burime të oranews bëjnë të ditur se një pako e dyshimtë që mendohet se përmban lëndë eksplozive është gjetur poshtë një automjeti tip “Fiat” me targa AA 021 HD.

Mësohet se ky mjet është marrë me qira nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat xheniere, të cilët po kryejnë verifikimet e duhura në mjet.