Alarm për bombë në parlamentin grek

Parlamenti grek është mbyllur pas një alarmi për bombë.

Bota

12/04/2019 09:04

Policia të premten në mëngjes mbylli Parlamentin grek dhe rrethoi zonën rreth tij pasi një kërcënim me bombë u bë nga një telefonues anonim.

Telefonuesi kontaktoi zyrat e agjencisë së lajmeve Zougla.gr, duke thënë se pajisjet shpërthyese ishin vendosur “brenda dhe jashtë Parlamentit”, transmeton lajmi.net.

“Do të ketë viktima. Kujdes”, telefonuesi thuhet se kërcënoi.

Ekspertët për deponimin e bombave janë dërguar në vendin e ngjarjes. /Lajmi.net/