Alarm për bombë afër Parlamentit Europian, evakuohen tri ndërtesa

Tri ndërtesa të kompleksit ku gjendet Parlamenti Evropian në Bruksel janë evakuuar për shkak të një automobili të dyshimtë që ishte parkuar në afërsi, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Bota

02/02/2015 14:07

“Në shikim të parë të makinës nuk bëhet fjalë për eksploziv”, ka thënë zëdhënësi i Parlamentit Evropian Delfin Kolar. 

Në fotografitë që janë postuar nëpër rrjetet sociale shihet roboti kundërdiversant i policisë se si i afrohet veturës që është parkuar në një rrugë në afërsi. 

Siç shkruajnë mediat lokale, sot në mëngjes një incident i ngjashëm ka ndodhur para ambasadës amerikane në Bruksel, por u vërtetua se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm. 

Gazetat në Belgjikë bëjnë të ditur se në tri javët e fundit kanë qenë 13 lajmërime të rrejshme të bombave.