Alarm në mbrojtje

Italia e Cesare Prandellit e ka mbyllur kalendarin e ndeshjeve për vitin 2013. Azzurrët siguruan kualifikimin e drejtpërdrejtë për në Kampionatin botëror 2014 në Brazil, mirëpo ekziston një element brengosës në skuadër: mbrojtja. Brenda këtij viti kalendarik, Italia ka pranuar 23 gola në 18 ndeshje, mesatarisht një gol çdo 71 minuta lojë, dhe kjo ka…

Sport

19/11/2013 13:50

Italia e Cesare Prandellit e ka mbyllur kalendarin e ndeshjeve për vitin 2013.

Azzurrët siguruan kualifikimin e drejtpërdrejtë për në Kampionatin botëror 2014 në Brazil, mirëpo ekziston një element brengosës në skuadër: mbrojtja.

Brenda këtij viti kalendarik, Italia ka pranuar 23 gola në 18 ndeshje, mesatarisht një gol çdo 71 minuta lojë, dhe kjo ka ndezur alarmin para garës së rëndësishme në verën e vitit të ardhshëm.

Ekipi nuk ka pranuar gol vetëm në ballafaqimet kundër Maltës, San Marinos, Republikës çeke, Armenisë dhe Spanjës. Në mbrojtje, Italia vuan shumë, tepër, për një skuadër që konsiderohen në mesin e atyre që mund të luftojnë për titull.

Dhe, sipas Sport Mediaset, pikërisht në këtë element, Prandelli duhet të punojë më së tepërmi në mënyrë që porta e kapitenit Gianluigi Buffon të jetë më pak e kërcënuar në Brazil.

Ndeshjet e vitit 2013:

Holandë-Itali 1-1 (Abate, Astori, Barzagli, Santon)

Brazil-Itali 4-2 (Maggio, Bonucci, Barzagli, De Sciglio)

Itali-Maltë 2-0 (Abate, Bonucci, Barzagli, De Sciglio)

Itali-San Marino 4-0 (Maggio, Ranocchia, Ogbonna, Antonelli)

Haiti-Itali 2-2 (Maggio, Bonucci, Astori, De Sciglio)

Meksikë-Itali 1-2 (Abate, Barzagli, Chiellini, De Sciglio)

Itali-Japoni 4-3 (Maggio, Barzagli, Chiellini, De Sciglio)

Brazil-Itali 2-2 (Maggio, Astori, Chiellini, De Sciglio)

Spanjë-Itali 0-0 (Barzagli, Bonucci, Chiellini)

Itali-Uruguai 2-2 (Maggio, Astori, Chiellini, De Sciglio)

Itali-Argjentinë 1-2 (Maggio, De Rossi, CHiellini, Antonelli)

Itali-Bullgari 1-0 (Abate, Bonucci, Chiellini, Antonelli)

Itali-Rep.çeke 2-1 (Bonucci, De Rossi, Chiellini)

Danimarkë-Italia 2-2 (De Silvestri, Chiellini, Ranocchia, Balzaretti)

Itali-Armeni 0-0 (Abate, Astori, Bonucci, Pasqual)

Itali-Gjermani 1-1 (Abate, Barzagli, Bonucci, Criscito)

Itali-Nigeri 2-2 (Maggio, Ogbonna, Ranocchia, Pasqual)