Alarm i rrejshëm për bombë

Alarmi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar \"Adem Jashari\" në Prishtinë ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

Lajme

02/10/2013 16:56

(E Plotësuar)

Alarmi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk është gjetur asgjë.

“Lidhur me informacionet e mëhershme rreth dyshimit për mjet shpërthyes në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, ju konfirmojmë se pas realizimit të kontrolleve dhe verifikimeve nga ana e njësiteve relevante policore dhe agjencioneve tjera të sigurisë, nuk është gjetur ndonjë mjet shpërthyes.”

“Ky operacion i kontrollit dhe verifikimit është realizuar në të gjitha zonat që i përkasin Aeroportit dhe ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet të dyshimtë shpërthyes, përderisa punët dhe aktivitetet e Aeroportit kanë qenë dhe janë duke u zhvilluar konform suazave të normales.”

——————————————————————

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë të pakonfirmuar se brenda ambienteve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari’ në Prishtinë gjendet një mjet shpërthyes.

Pas pranimit të kësaj informate, Policia e Kosovës njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të verifikuar nëse ka ndonjë bombë brenda Aeroportit

“Ju informojmë se Policia e Kosovës ka pranuar një informacion ende të pakonfirmuar i cili ka të bëjë me dyshimin për mjet shpërthyes në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë”.

“Pas pranimit të këtij informacioni të pakonfirmuar Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore duke angazhuar të gjitha njësitet relevante policore për trajtimin e rasteve të kësaj natyre, me qëllim të verifikimit dhe preventivës”.

“Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha Institucionet dhe Agjensionet tjera të sigurisë duke përfshirë edhe njësitet emregjente në kuadër të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë”.