Alarm i kuq te Bayern Munich, Lewandowski pëson një dëmtim të rëndë

Robert Lewandowski do të qëndrojë jashtë fushave për rreth katër javë, pas një dëmtimi në ligamentin e gjurit.

Sport

30/03/2021 17:17

Sigurisht që klubi i Bayern Munich nuk do ta presë aspak mirë këtë lajm, duke marrë parasysh faktin se polaku do të humbasë ndeshjet në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Në dy ndeshjet e fundit me Poloninë, Lewandowski ka shënuar një gol kundër Hungarisë në barazimin 3-3, dhe dy të tillë në fitoren 3-0 ndaj Andorrës, ndaj të cilës edhe pësoi lëndimin.

‘Bavarezët’ luajnë më 3 prill ndaj RB Leipzig, ndërsa më pas presin PSG-në në Allianz Arena më 7 prill. Ndeshjet e tjera në të cilat Lewandowski do të mungojë janë: “Union Berlin, PSG, Wolfsburg, Bayer Leverkusen, Mainz./Lajmi.net/