Alaba ‘trondit’ Bayernin, kërkon 20 milionë euro në vit

Janë bërë të njohura detajet e negociatave për vazhdimin e kontratës mes Bayern Munich dhe David Alaba.

Sport

21/07/2020 21:47

28 vjeçari austriak, kontrata e të cilit me Bayern Munich skadon në qershor të vitit 2021, po kërkon pagë vjetore prej 20 milionë euro, për të vazhduar bashkëpunimin, raportojnë mediet gjermane, përcjell lajmi.net.

Menaxheri i lojtarit, ka thënë se klienti i tij është një nga mbrojtësit më të mirë në botë, andaj edhe kërkesa e tij është shumë e lartë.

Pagën më të lartë te Bayern Munich aktualisht e ka Robert Lewandowski, që fiton 15 milionë euro në vit.

Duket vështirë e besueshme që Bayern t’i ofrojë Alabas një kontratë të tillë, andaj mundësitë për largimin e tij këtë verë, janë shumë të mëdha./Lajmi.net/