Alaba nuk mendon për konkurrencën, e dëshiron ardhjen e Lucas Hernandez
Bayern Munich po kërkon me ngulm shërbimet e mbrojtësit të Atletico Madrid, Lucas Hernandez.

Sport
Hernandez në pozitën natyrale luan në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku Bayern ka në dispozicion David Alaban.
Mirëpo, austriaku nuk është i shqetësuar për interesimin e skuadrës së tij për një tjetër mbrojtës.
Ai madje ka hapur derën për francezin dhe ka thënë se do të ishte i lumtur nëse ai kalon në “Allianz Arena”.
“Ai është një lojtar shumë i mirë. Sigurisht. Po të ishte ndryshe, Bayern nuk do të interesohej për të. Ai do të na ndihmonte” ka thënë Alaba, transmeton lajmi.net.
Sa i përket konkurrencës së shtuar, Alaba përsëri është shprehur optimist.
“Po ecën shumë mirë për mua në krahun e majtë në këtë moment. Nuk shqetësohem edhe nëse kaloj në pozicionin e mesfushës” ka thënë tutje austriaku.
Hernandez nuk do të largohet nga Atletico gjatë këtij afati kalimtar, mirëpo me gjasë sezoni i ardhshëm do ta gjej atë në Bundesliga. /Lajmi.net/