Alaba: Kundër Barcelonës me shumë vetbesim

David Alaba nuk ka frikë nga Barcelona.

Sport

09/08/2020 15:43

Ylli i Bayern Munich, David Alaba, ka dhënë disa komente para ndeshjes Bayern – Barcelona.

Mbrojtësi austriak ka bërë të qartë se skuadra bavareze nuk do të ketë frikë nga Barca, përkundër kulitetit të katalanëve.

“Barcelona ka skuadër të mirë, jemi në dijeni për këtë, kanë lojtarë të mirë, por ne duam të dalim kundër kësaj dhe të shkojmë në Portugali me vetbesim”, ka thënë Alaba, transmeton lajmi.net.

“Kemi nevojë për njëri tjetrin, nuk mund të fshihemi”, ka shtuar austriaku.

Bayern dhe Barcelona janë përballur disa herë viteve të fundit. Në kohën e MSN, bavarezët e pësonin keq, por së fundmi forma qëndron në favor të tyre.

Mbetet të shihet nëse Bayern do të mund të marrë hakun për eliminimin e fundit. /Lajmi.net/