Alaba ka një lajm të keq për Real Madridin

David Alaba nuk planifikon të largohet nga Bayern Munich.

Sport

29/05/2018 10:17

Pak ditë pasi i ati deklaroi se Real Madrid ka shfaqur interes konkret për David Alaban është vetë lojtari që largon çdo dyshim për të ardhmen.

Nga grumbullimi me Kombëtaren, mbrojtësi austriak tha se është i përqëndruar të bëjë mirë në miqësoret e këtij muaji dhe më pas në fazën përgatitore me Bayern Munchen.

25-vjeçari pohoi se ka ende objektiva për të arritur me bavarezët ndaj nuk mendon për Real Madrid dhe merkaton edhe pse shtoi se në futboll gjërat ndodhin shumë shpejt.