Alaba i hapur të largohet nga Bayern Munich

David Alaba ka pranuar se është i hapur të largohet nga Bayern Munich.

Sport

22/03/2019 13:28

Mbrojtësi austriak mund të largohet nga ‘Allianz Arena’, për të nisur një sfidë të re në një klub spanjoll apo anglez.

26 vjeçari është pjesë e skuadrës së parë të Bayern Munich që nga viti 2009, por ka deklaruar se mund ta sheh veten duke luajtur dike tjetër.

“Unë mund të imagjinoj veten duke provuar diçka tjetër, por më të vërtetë ndihem rehat te Bayerni”, ka deklaruar Alaba, përcjell ‘lajmi.net’.

“Çdo vit ka sfida të reja dhe objektiva të ri, me presionin që gjithmonë mbetet. Unë jam i lumtur në Mynih, por natyrisht që mund të imagjinojë diçka tjetër”.

“Spanja, Anglia, në Spanjë do të do të ishin dy klubet e mëdha mendoj. Real ose Barcelona, Gjithashtu edhe klubet e mëdha në Angli”./Lajmi.net/