Al Shabab kërcënon Kanadanë SHBA-të dhe Britaninë
Grupi terrorist Al-Shabab ka publikuar një video, përmes së cilës bën thirrje për sulme në qendrat tregtare të Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.
Bota
Në videon propaganduese, grupi i lidhur me al-Kaidën flet edhe për sulmin e shtatorit 2013 në një qendër tregtare në Najrobi të Kenias, transmeton REL.
Rrethimi në këtë qytet, që ka zgjatur disa ditë, ka lënë mbi 60 njerëz të vrarë.
Në videon e re, Al Shabab bën thirrje për sulme të ngjashme në tre vendet e lartpërmendura.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm ajror në Somali, duke vrarë liderin e Al Shababit.
Grupi terrorist është zotuar se do të hakmerret për vdekjen e tij.
al shabab,