Al Nusra liron dy suedezë në Siri
Dy suedezë të rrëmbyer në vitin 2013 nga Fronti Nusra në Siri janë liruar para dy ditësh.

Bota
Agjencia e lajmeve TT ka raportuar sot për këtë lirim duke e cituar Ministrinë e Jashtme të Suedisë dhe ambasadorin palestinez në Suedi, transmeton REL.
Identitetet e personave të liruar nuk janë publikuar, mirëpo TT raporton se një nga ta i takon një kishe.
Negociatat për lirimin e tyre janë zhvilluar për dy muaj dhe ato janë kryer nga shërbimi i sigurisë së Palestinës, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së Jordanisë dhe Suedisë.
Në një deklaratë me shkrim dërguar agjencisë TT, ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom ka falënderuar shtetet e përfshira në lirimin e suedezëve, përfshirë edhe presidentin e Palestinës, Mahmud Abas.