Al-Khelaifi ‘shkelmë’ yjeve të PSG: Kush është i pakënaqur, mund të largohet!

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka shpërthyer me deklaratën e dhënë së fundmi, duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga lojtarët.

Sport

16/06/2019 21:57

Gjiganti francez ka shpenzuar miliona euro për të ndërtuar një skuadër konkurruese në Evropë, por fatkeqësisht deri tani ata nuk kanë arritur të prekin më shumë se sa çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Veç tjerash, kampioni i Ligue 1 në dy sezonet e fundit është parë me probleme në dhomat e zhveshjes, me Edinson Cavanin dhe Neymar si dy akterët kryesor, përcjell lajmi.net.

Al-Khelaifi në një intervistë për France Football është treguar i ashpër me atë se çfarë po ndodh me ekipin e tij: ‘’Nuk dua më gjëra të tilla’’.

”Lojtarët do të duhet të marrin përgjegjësitë e tyre edhe më shumë se më parë”.

”Duhet të jetë krejtësisht ndryshe. Ata do të duhet të bëjnë më shumë, të punojnë më shumë”.

“Ata nuk janë këtu për të kënaqur veten. Nëse nuk pajtohen, dyert janë të hapura. Ciao!”, deklaroi ai. /Lajmi.net/