Al Khelaifi “shfryen” ndaj Real Madridit: Çuditem se si e festojnë fitimin e Champions Leagues kur janë kundër kompeticionit

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, ndër të tjera, ka folur edhe për Real Madridin. Në një intervistë të tij të fundit, siç raporton El Chiringuiton, miliarderi nga Katari thotë se çuditet më faktin se si “Los Blancos” e festojnë triumfin në Champions League, kur, sipas tij, janë kundër këtij kompeticioni. “Është e çuditshme…

Sport

24/09/2022 14:37

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, ndër të tjera, ka folur edhe për Real Madridin.

Në një intervistë të tij të fundit, siç raporton El Chiringuiton, miliarderi nga Katari thotë se çuditet më faktin se si “Los Blancos” e festojnë triumfin në Champions League, kur, sipas tij, janë kundër këtij kompeticioni.

“Është e çuditshme se si ata (Real Madridi) e festojnë triumfin në Champions League, kur dihet se janë kundër tij”, përfundoi ai.

Rikujtojmë se marrëdhëniet në mes të tij dhe Florentino Perez nuk janë edhe shumë miqësore, të paktën mediatikisht, prej rastit të Kylian Mbappe. /Lajmi.net/