Al Jazzera tregon kushtet e vështira të atletes Luiza Gega (Video)

Media prestigjoze Al Jazzera Plus i ka kushtuar një kronikë atletes shqiptare Luiza Gega.

Sport

13/07/2016 20:02

Luiza vetëm 3 ditë më parë u shpall nënkampione në Kampionatin Europian të zhvilluar në Amsterdam të Hollandës.

Atletja shqiptare mori vendin e dytë në  në disiplinën e 3000 metave me pengesa.

Al Jazzera tregon për vështirësitë më të mëdha se sa pengesat në garë që ka Luiza për t’u stërvitur dhe për të qenë gati në Lojrat Olimpike që do të zhvillohen në Rio.

“Kjo vrapuese po stërvitet për Lojërat Olimpike. Por nuk ka pistë të vrapojë. Ekzistojnë vetëm 3 pista atletësh në të gjithë vendin. Dhe kjo (për Qemal Stafën) është prishur. Prandaj Luizës i duhet të vrapojë në baltë dhe bar. Shqipëria ka marrë pjesë vetëm në 6 lojëra olimpike dhe nuk ka fituar kurrë një medalje olimpike. Gega shpreson të dalë e para. Deri se para se të shkojë në Rio në muajin gusht, ajo duhet të përdorë parkun e liqenit si fushë stërvitjeje” shkruan Al Jazzera.

“Siç e shihni e kam të pamundur të stërvitem tani,” thotë Luiza Gega për median e huaj.

Në gusht atletja jonë do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Rio de Zhaneiro të Brazilit.