Al Dardour kopjon Ronaldon, dështon keq (Video)
Futbollisti i Jordanit, Hamza Al Dardour u mundua të kopjojë mënyrën e festimit të Cristiano Ronaldos, por nuk i shkoi mirë.

Sport
Hamza Al Dardour shkëlqeu duke realizuar katër gola për Jordanin në fitoren ndaj Palestinës, 5:1.
Por, ai u mundua t’i festojë golat në stilin e Cristiano Ronaldos, dhe nuk i shkoi mirë.
Ai ndihmoi Jordanin të shënojë fitoren e parë nën drejtimin e selektorit Ray Wilkins duke e demoluar Palestinën me rezultat të thellë 5:1, dhe mbajti gjallë shpresat për kualifikim në çerekfinalen e Kupës së Azisë.
Por, festimi i tij nuk ishte aq atraktiv, si ata të Ronaldos.