Akuzoi se nuk mori para nga përfitimet e këngës ‘Të ka lali shpirt’, këngëtarja ia publikon kontratën

Muaj më parë, këngëtari i muzikës tallava, Mandi Nishtulla, kishte drejtuar akuza tek këngëtarja, Silva Gunbardhi dhe bashkëshorti i saj, për miliona euro përfitime nga kënga 'Të ka lali shpirt'.

ShowBiz

05/12/2021 09:20

E pikërisht, disa muaj pas, Silva ka vendosur ta demantojë këngëtarin dhe të sqarojë anën e saj të së vërtetës, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare publikoi kontratën që kishin nënshkruar gjatë kohës kur planifikonin publikimin e këngës. Sipas saj në kontratë thuhet se nga fitimet e platformës ‘Youtube’ vetëm 10 për qind përfitonte ajo, Dafi 0 përqind, ndërsa 90 përqind merr Alfred Sula, kompozitori i këngës, njëherit kushëriri i Mandi Nishtullës.

“Kam besuar tëk ajo këngë kur nuk besonte njeri. Doja qe Mandi të fitonte. Kërkova 3 javë për veshjen e Mandit që ai te dilte siç duhej në klip, siç e meritone. Nuk pres mirënjohje nga Mandi, por më vrau shpifja. Lexoja komente që më thoshin k*rvë, qorre, kthej lekët Mandit. Ia kisha detyrim publikut këtë sqarim si dhe nënës time. Ajo jeton vetëm prej virusit Covid-19 dhe lexon çdo koment. Është e sëmurë me zemër”, u shpreh Silva me lot në sy.

Ndër të tjera ajo shtoi se nëse Mandi do vazhdoi të shpifi, këngëtarja do të ndjekë rrugën ligjore./Lajmi.net/