Akuzohet se ‘bleu’ ndjekësit në Instagram, reagon Tayna

Është njëra ndër rep artistet më të suksesshme të momentit.

ShowBiz

09/09/2018 18:58

Që nga projekti i parë muzikor, ajo u mirëprit nga publiku dhe kjo dëshmohet nga klikimet e shumta në Youtube dhe interesimi i njerëzve për ta ndjekur edhe në Instagram, shkruan lajmi.net

Madje Tayna për pak muaj arriti që të grumbullojë mbi 400 mijë ndjekës dhe kjo ishte arsyeja, e për t’ia shtuar edhe më shumë ndjekësit, disa persona kanë tentuar që t’i dërgojnë 10 mijë ndjekës si ofertë këngëtares, duke u përfshirë në llogarinë e saj si një administrator i dytë, gjë e cila do të vinte në dyshime më pas vërtetësinë e numrit të ndjekësve të saj.

Sa i përket kësaj, reperja shqiptare ka reaguar nëpërmjet publikimit të një statusi pranë të cilit ka falënderuar ata persona.

”Kur dikush arrin sukses, njerëzit nuk duan ta shohin atë më mirë se vetën, dhe mundohen të ia prishin imazhin. Iu rritë ndera për këta 10 mijë ndjekës fallco që mi keni dërguar kinse jam duke i blerë, ama s’ka qenë nevoja se kush nuk ka inat e sheh realitetin, e din sa shikime e sa komente marr vetëm për një post, edhe e dëgjojnë këngën time kudo që shkojnë. Këta ndjekës ishte arsyeja pse e bëra privat Instagramin. Ne jemi artistë dhe unë po ia lë vetëm punës time të flas tërë kohën se nuk kam kohë me u marr me njerëz që urrjejtjen e kanë në shpirt”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/

YouTube player