Akuzohet për disa vrasje, serbi i rrezikshëm plagos 5 punëtor të burgut

Një 40-vjeçar serb i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje në Itali dhe Spanjë, ka plagosur pesë punonjës në një burg të Spanjës.

Lajme

12/04/2021 10:10

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Norbert Feher, të njohur si Igor Rus, i cili është arrestuar në dhjetor të 2017-ës pasi kreu disa vrasje në Itali dhe Spanjë.

Ngjarja ndodhi kur punonjësit e burgut në Duenas të Spanjës po përpiqeshin ta transferonin në Saraguza, ku do t’i nënshtrohej një rigjykimi.

Ai përdori pllakat e marra nga banja e qelisë së tij për të sulmuar disa nga punonjësit, pasi nuk donte të transferohej në Saraguzë, ku fillon gjyqi për vrasjen e trefishtë kundër tij.

Feher kishte kryer dy vrasje, e para kishte ndodhur në 8 prill 2017 në provincat e Bolonjës dhe Ferraras, krime për të cilat ai u dënua me burgim të përjetshëm në apel.

Para se të kapej, ai kishte vrarë dy agjentë të Guardia-s Civile dhe një fermer në Spanjë. Ai gjithashtu kishte plagosur rëndë dy persona të tjerë dhe është gjykuar dhe dënuar me 21 vjet për këtë krim.

Pesë personat e sulmuar mbërritën në spital me lëndime të shkallëve të ndryshme, por asnjë prej tyre në gjendje të rëndë. Pas sulmit, personeli i burgut arriti ta transportonte atë në një pjesë të burgut, ku një njësi speciale e Guardia Civil ishte duke pritur që ai të transferohej.