Akuza për trajnerin e Joshua, rrezikoi jetën e boksierit

Trajneri i Anthony Joshua, Rob McCracken, po përballet me disa akuza të rënda së fundmi.

Sport

12/09/2019 16:59

McCracken është ‘gozhduar’ pasi ka bërë të ditur se ai e dinte se boksieri Anthony Joshua ka pësuar tronditje gjatë duelit me Andy Ruiz JR.

Trajneri i britanikut ka qenë i akuzuar se ka futur jetën e Joshua në rrezik, gjatë duelit me meksikanin Ruiz.

AJ shokohej në ‘Madison Square Garden’ duke u nokautuar katër herë, për të humbur titujt e tij të kampionit.

“E njoh atë më mirë se të gjithë ekspertët që e njohin vetëm virtualisht dhe nuk e kanë takuar kurrë” ka thënë fillimisht Rob, transmeton lajmi.net.

“E dija se ai kishte tronditje, dhe provova që ta mbaja në lojë edhe disa raunde, për ta parë ku është” ka shtuar trajneri.

“Por ai u kap nga disa goditje në raundin e tretë, që e përcollën deri në fund” ishin komentet e McCracken.

Këto komente kanë nxitur reagime të mëdha, të cilat akuzojnë trajnerin se ka vënë jetën e boksierit në rrezik. /Lajmi.net/