Akuza kundër hakerave rusë për grabitje të kërkimeve mbi vaksinën kundër Covdi-19

Organizmi qeveritar britanik, i ngarkuar me sigurinë kibernetike, akuzoi sot një grup hakerash që sulmuan organizatat britanike, kandadeze dhe amerikane, për grabitje të kërkimeve për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit të ri, duke pretenduar se është pothuajse e sigurt se ata po veprojnë për shërbimet sekrete ruse.

Bota

16/07/2020 20:09

“Grupi kërcënues i njohur si “APT29” ose “Dukes” operon pothuajse i sigurtë në kuadër të shërbimeve sekrete ruse”, theksoi Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në një deklaratë ( NCSC).

Ajo shtoi se dhe homologët e saj amerikanë dhe kanadezë kishin arritur të njëjtin përfundim.