Aktruan bashkë, Ben Affleck darkon me yllin e “Bond”

Benn Affleck 47 vjeç, është parë duke darkuar me bukuroshen e Bond, Ana de Armas, 31 vjeç, në vendlindjen e saj, Kubë.

ShowBiz

06/03/2020 23:42

Ben Affleck, dhe Ana de Armas janë afruar pasi xhiruan bashkë në filmin “Deep Water” nga regjisori Adrian Lyne, shkruan DailyMail, transmeton lajmik.net.

Të dy yjet u panë duke ngrënë së bashku në Havana në një restorant komod. Në fotografi, aktori u pa duke biseduar teksa po shëtiste nëpër qytetin piktoresk, madje ndaloi në një treg për një moment.

Ish-bashkëshorti i Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë, sapo ka përfunduar javët e provimit të filmit “The Way Back”, i cili publikohet të premten.

Armas është një yll në rritje. Bukuroshja 31 vjeçare me flokë kafe ishte pikërisht pjesë e  “Knives Out”. Ajo më pas mund të shihet si bjonde, ku luan Marilyn Monroe.

Aktorja do të luajë në filmin e ri James Bond “No Time To Die”, i cili ka shtyrë datën e publikimit për muajin nëntor, për shkak të frikës nga koronavirusi.

Ata u panë nga fansat që fotografuan çiftin ndërsa shijonin Kubën. Dhe gjithashtu u panë duke ngrënë në restorantin La Corte del Principe.

Në filmin ku dyshja aktruan bashkë, përfshihen edhe disa skena seksi. /Lajmi.net/