Aktorja turke në lidhje dashurie me këngëtarin e famshëm 

Aktorja e njohur po vazhdon t'i pushtojë mediat turke.

ShowBiz

14/08/2019 17:06

Aktorja e njohur, Hande Erçel, është një ndër emrat më të komentuar në mediat turke, shkruan lajmi.net.

Kjo duke qenë se ajo u ka ‘rrëmbyer’ zemrat shumë fanasave me rolet e saj e sidomos atë të ‘Selinit’ nga telenovela ‘Vajzat e diellit’.

Ajo konsiderohet si një ndër aktoret më të bukura të cilës ia ka rrëmbyer zemrën këngëtari i famshëm turk.

Bëhet fjalë për Murat Dalkılıç, këngëtarin me të cilin njëherë ajo u nda e tani dyshja i kanë dhënë një mundësi të dytë lidhjes.

Së fundi ai publikoi një fotografi me bukuroshen dhe shkroi “dashuria ime”./Lajmi.net/