Aktorja e njohur turke zgjedh sërish Sarandën për pushime

Aktorja e famshme viziton edhe një herë Shqipërinë.

ShowBiz

03/07/2020 22:40

Farah Zeynep Abdullah, e cila u bë e njohur për shqiptarët me rolin e Sura në serialin “Kurt Seit dhe Sura” po pushon në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Kjo nuk është hera e parë që kjo aktore viziton Shqipërinë, ngase pëlqen të vizitojë bregdetin shqiptar sa herë t’i jepet mundësia.

Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, përmes së cilave tregoi se po i shijon pushimet në Sarandë.

Akoren po e shoqëron partneri i saj, ndërsa përmes imazheve që i postoi në Instagram tregoi se po kënaqet në këtë udhëtim. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CCJkvWagJT_/