Aktorja e njohur arrestohet gjatë protestave kundër racizmit

Jamie King është arrestuar gjatë protestave paqësore në Los Angeles.

ShowBiz

03/06/2020 15:21

Jaime King zbuloi se ajo u arrestua ndërsa protestonte jashtë shtëpisë së kryetarit të Los Angeles, shkruan Fox News, transmeton lajmi.net.

Ylli iu bashkua më shumë se 1000 protestuesve që u mblodhën jashtë rezidencës së kryetarit Eric Garcetti në Hancoc Park të martën, për të kërkuar që Departamenti i Policisë në Los Angeles të pësojë ndryshime sitemike pas vdekjes së George Floyd në Minneapolis.

Aktorja e  “Sin City” përmes rrjetit Twitter zbuloi se ishte arrestuar teksa po protestonte në mënyrë paqësore.

“Aktualisht u arrestova për një protestë paqësore. Shkrimi me pranga në duar nga pjesa e pasme e autobusit. Të gjithë ishim paqësorë”, ka shkruar ajo.

Afërsisht një orë më vonë, ajo shkroi sërish në Twitter duke pretenduar se policia po e keqtrajtonte.

“Ende jemi në audobus tash e më shumë se 4 orë. Na çuan nga rrethi 77 në San Pedro. Gratë nuk kanë akses në mediat thelbësore, banjat, gjaku u rrjedh nëpër pantallona. Ata po qeshin me ne”, janë fjalët e aktores.

King është duke përdorur rrjetet sociale për të mbrojtur lëvizjen “Black Lives Matter” dhe për të forcuar zërat që ndjehet se duhet të dëgjohen tani. /Lajmi.net/