Aktorja Adriana Matoshi i futet politikës, pjesë e listës për deputet

Aktorja kosovarë, Ardiana Matoshi ka vendosur të sfidojë vetën në politikë.

Lajme

16/01/2021 19:09

LVV-ja ka publikuar listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare.

Në listë është edhe emri i aktores Matoshi, shkruan lajmi.net.

Pas publikimit të emrit është prononcuar vetë aktorja.

Ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë̈ zgjedhje të zakonshme.

“Ato tashmë janë̈ referendum. Zakonisht, deri tani, kontributi im nëpër zgjedhje ka qenë vetëm nëpërmjet votimit. Këtë herë, me ftesën e kryeministrit Albin Kurti do të garoj edhe unë. Në këto zgjedhje, në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta kem numrin 60. Nëse e lexoni mbrapsht numrin 60, pra 06 është numri i Gjilanit tim. Faleminderit që më keni qëndruar afër e uroj që të ua zbardhi fytyrën përherë”, ka thënë Matoshi. /Lajmi.net/