Aktori turk me prejardhje shqiptare do ta kryejë shërbimin ushtarak

Emri i tij u bë i njohur në serialin "Erkenci Kus".

ShowBiz

26/11/2018 13:28

Can Yaman është parë në zyrat e ushtrisë teksa është regjistruar për ta kryer shërbimin ushtarak, shkruan lajmi.net.

Mediet turke raportojnë që aktori Can Yaman do ta kryejë këtë detyrë në dhjetor të vitit 2019, andaj kjo gjë do të bëjë që të pauzojë nga kinematografia.

Përveç tij, këtë shërbim do ta kryejë edhe këngëtari turk Edis.

Kujtojmë që muaj më parë Can Yaman në një intervistë dhënë për një medium turk, deklaroi se ka prejardhje shqiptare. /Lajmi.net/