Aktori turk i pasionuar ndaj kësaj bluze, e vesh për dy vite

Me filmin ‘Delibal’ dhe serialet ‘Mecdezir’ dhe ‘Içerde’ ka arritur që famën ta shtrijë edhe në trojet shqiptare.

ShowBiz

22/03/2018 19:41

Aktori turk Çagatay Ulusoy ka fansa aq të flaktë në Kosovë, saqë kanë arritur t’ia vërejnë edhe një detaj interesant, shkruan lajmi.net

Së fundmi janë publikuar disa fotografi ku u bë publik lajmi se Çagatay po vjen me serial të ri dhe në foto shihet i veshur me shumë stil dhe me frizurë të re.

Por, fansat kanë vërejtur se ai i veshur ka qenë me një bluzë me të cilën pozoi edhe në vitin 2016.

Siç duket ai është i pasionuar ndaj kësaj bluze, përderisa e vesh shumë herë./Lajmi.net/

29242625_2513695648855921_709443270_o