Aktori shqiptar luan bashkë me Morgan Freeman dhe John Travoltën në filmin e ri

Suksesi i tij ka kaluar kufijtë.

ShowBiz

25/04/2019 22:30

Blerim Destani përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar rolin në një projekt filmik, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për filmin “The Poison Rose”, producent të të cilit janë Jeff Elliot dhe Andrea Iervolino.

Në këtë projekt filmik do të luajnë edhe dy aktorët me famë botërore Morgan Freeman dhe John Travolta.

“Ishte kënaqësi të jem pjesë e një projekti kaq të bukur! Kënaqësi të punoj me ekipin dhe falënderime të veçanta për Morgan Freeman, John Travolta, Kat Graham, FAmke Janseen, Peter Stormare, Brendan Fraser dhe George Gallo”, ka shkruar Destani mbi një video, në të cilën sjell trajlerin e këtij filmi.

Për ndryshe, “The Poison Rose” do të publikohet më 24 maj të këtij viti. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BwsM_STAbLo/