Aktori kosovar: Varet se si e shikon, i bukur po më duket Kryeministri
Jeton Zogjani ka komentuar zgjedhjen e kryeministrit të ri të vendit.

ShowBiz
Jeton Zogjani në zgjedhjet e fundit ishte përfshirë në politikë, ndërsa nuk heziton edhe të komentojë situatën aktuale politike në vend, shkruan lajmi.net.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, saktësisht formimin e Qeverisë së re.
Përmes një postimi, Zogjani kishte disa fjalë për kryeministrin e ri, Avdullah Hotin. “Varet se si e shef, mu edhe i bukur po me duket Kryeministri! ?????“, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Avdullah Hoti u shpall kryeministri i ri i vendit dje (e mërkure) në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, me 61 vota pro. /Lajmi.net/