Aktori kosovar thotë se vizat në Kosovë duhet të liberalizohen vetëm për moshat 18-30 vjeç

Shkumbin Istrefi mendon se në Kosovë vizat duhet t'iu liberalizohen vetëm moshave 18 deri 30 vjeç.

ShowBiz

15/07/2020 09:31

Shkumbin Istrefi shumë herë përmes statuseve në rrjete sociale, flet për çështje që e preokupojnë vendin, shkruan lajmi.net.

Përmes postimit të fundit, ai tregoi se përse mendon që Evropa në Kosovë duhet t’i liberalizojë vizat vetëm për moshat 18-30 vjeç.

Në këtë rast, ai thotë se kush është mbi 30 vjeç, le të jetojë në vendin ku e kanë bërë ‘shkret’ me vetëdije të plotë.

“Evropa duhet me i liberalizu vizat per KS vec per moshat prej 18 – 30 vjeç, edhe me iu dhane leje pune, shkollim pa pare, leje qendrimi, ku t’kane qefe. Paret qe EU e ka ne plan me i ndihmu KS le t’i shpenzojne duke iu ndihmu te rinjve tane ende te paprishur.
E neve mbi 30 vjeç, me na lane me jetu ketu ku e kemi bo shkret me plot vetedije ne cdo sfere deri sa t’mbesim pa studenta, pa nxenesa, e t’i kthehemi shatit.
Vetem keshtu ka shprese qe gjeneratat e reja se paku me u eduku mire e me karakter te forte, e ndoshta ma vone me u kthy ketu (kur s’jemi ma na) e me shtyp susten e restart-it.

Uhhhh u lodha “, janë fjalët e aktorit. /Lajmi.net/