Aktori i “O sa mirë”: Pasi hyra në politikë po më duhet të vendos kravata

Kandidati për deputet nga rradhët e AAK-së dhe aktori i njohur Jeton Zogiani, në një intervistë në emisionin e mëngjesit në T7, ka thënë se politika është mënyra e më e shpejtë për të bërë ndryshime pozitive, por jo e vetmja, pasi gjithë secili mund të kontribuojmë për të mirën e shtetit tonë.

Lajme

18/09/2019 10:41

Ndër të tjera ai ka shtuar se aryseja më e madhe e cila e ka shtyrë të hyjë në politikë dhe të kandidojë për deputet është se në Kuvend duhet të flitet më shumë për kulturën dhe artin.

Sipas tij kjo është mënyra për t’i qëndruar më afër.

Megjithatë problem tjetër i cili iu ka shtuar aktorit Zogiani që nga momenti që ka hyrë në politikë është se po i duhet të vishet me veshje serioze e kravata, e që sipas tij nuk është në stilin e tij pasi i preferon më shumë veshjet sportive.