Aktori i njohur turk: U befasova në Kosovë! (VIDEO)

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, i njohur me rolin e tij Çenar, në serinë televizive “Lale Dervi”, i cili po qëndron në Kosovë, është befasuar me pritjen që i është bërë.

ShowBiz

24/04/2015 22:20

Sayisman-i në një intervistë për “Zërin” tregon arsyet e vizitës së tij. Ai do të jetë mysafir special në hapjen e “Javës së Modës”, në Prishtinë.

“Janë dy arsye të vizitës sime në Kosovë. Njëra është “Fashion Week”, ndërsa e dyta është për të qenë së bashku me adhuruesit e mi. Interesimi me të vërtetë më bëri shumë të lumtur. Të jem i sinqertë nuk e prisja se jam kaq i pëlqyer nga shikuesit”, ka thënë ai.

Aktori turk thotë se përpos kësaj vizite, në të ardhmen përsëri dëshiron ta vizitojë Kosovën.

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë shikuesit, të cilit po ashtu na ftuan edhe në shtëpitë e tyre, dhe për interesimin e madh që treguan sepse ky është një motivim shumë i madh për ne”, ka thënë në fund aktori i njohur turk.  lajmi.net

YouTube player