Aktori i njohur turk publikon pamje nga pushimet me bashkëshorten
Edhe çifti i famshëm kanë lënë pas angazhimet në profesion për disa ditë
ShowBiz
Bëhet fjalë për aktorin e njohur turk, Burak Ozcivit dhe bashkëshorten e tij, Fahriye Evcen, shkruan lajmi.net.
Dyshja tashmë kanë filluar pushimet, ndërsa në rrjete sociale kanë publikuar pamjet e para.
Edhe pse nuk kanë zbuluar se ku po qëndrojnë, përmes fotografive tregojnë se kanë zgjedhur një vend ku mund ta ruajnë privatësinë.
Kujtojmë që aktori u bë i njohur tek publiku shqiptar me rolet tek “Kara Sevda” dhe “Sulltani i Madhërishëm”. /Lajmi.net/