Aktori i njohur me mbathje në premierën e filmit të ri (FOTO)

Sacha Baron Cohen tërhoqi vëmendjen në premierën londineze të filmit të tij më të fundit, “Grimsby”.

ShowBiz

24/02/2016 08:40

Aktori 44-vjeçar ishte i shoqëruar në Leicester Square nga bashkëshortja e tij, aktorja Isla Fisher, dhe një tufë femrash me kostume banjoje të zezë.

Vetë Cohen kishte zgjedhur që të prezantohej me mbathje blu, golf gri dhe shapka.

Sacha Baron Cohen është aktori që i ka dhënë jetë personazheve të tilla të famshme si “Ali G”, “Borat” dhe “Diktatori”./ Top Channel