Aktorët e famshëm turk bëhen prindër për herë të tretë

Aktori shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, Halit Ergenç është bërë baba për herë të tretë nga martesa me aktoren, Berguzar Korel.

ShowBiz

21/11/2021 22:03

Çifti që janë prindër të dy djemve, mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë. Ata pagëzuan vogëlushen me emrin Leyla.

Për të shënuar rastin dhe për të njoftuar të gjithë ndjekësit e saj, Berguzar publikoi disa fotografi nga materniteti me një mesazh të fuqishëm.

“Kështu lindi vajza jonë e bukur. Pse po jua them këtë? Çdo lindje është e ndryshme, çdo fëmijë është i ndryshëm. Në këtë proces, mos keni asnjë ide fikse në mendjen tuaj. Kur zgjidhni mjekun tuaj, kini kujdes që ai të jetë dikush me përvojë, i dhembshur, i kushton rëndësi privatësisë dhe sigurisht shëndeti i foshnjës ju vendos mbi gjithçka”, shkroi Berguzar ndër të tjera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Berguzar Korel (@berguzarkorel)