Aktgjykimi i gjykatës për të akuzuarit në vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, në rigjykim ka shpallur Aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj dy të miturve për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”. Sipas vendimit të gjykatës, për të miturin e parë është shqiptuar dënim me kohëzgjatje prej dhjetë (10) viteve, ndërsa për të miturin tjetër është shqiptuar…

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, në rigjykim ka shpallur Aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj dy të miturve për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.
Sipas vendimit të gjykatës, për të miturin e parë është shqiptuar dënim me kohëzgjatje prej dhjetë (10) viteve, ndërsa për të miturin tjetër është shqiptuar dënimi më nëntë (9) vite heqje lirie.
Të miturve në bazë të nenit 366 paragrafi 1, nën paragrafi 3 të KPPRK-së iu vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë.
Gjykata e Apelit më 17 korrik 2024 e ktheu rastin në rigjykim.
18-vjeçari, Lulzim Fejzullahu, kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, më 20 janar 2024. Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”, e më pas është ri cilësuar në “Vrasje e rëndë”. Përleshja mes viktimës dhe dy të miturve kishte ndodhur më 15 janar.
Komunikata e plotë për media e Gjykatës:
Shpallet aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj dy të miturve për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje
Prishtinë, 31 Korrik 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, në rigjykim ka shpallur Aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj dy të miturve.
I mituri (1) është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë (10 vite) për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërsisë së këtij aktgjykimi.
I mituri (2) është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9 vite) për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërsisë së këtij aktgjykimi.
Të miturve në bazë të nenit 366 paragrafi 1, nën paragrafi 3 të KPPRK-së iu vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë.
Përfaqësuesi ligjor dhe përfaqësuesi i autorizuar i viktimës, për realzimin e kërkesës pasuror juridike udhëzohen në kontest civil.
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Lajmi.net/