Aktakuzë për Pasaportat
Një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Prishtinës kundër nëntë të pandehurve për të skandalin e pasaportave.
Lajme
EULEX ka ngritur aktakuzë për skandalin e pasaportave, ku personi më i atakuar është Natali Velija, ndaj të cilës hetimet kanë nisur tash 12 muaj.
Ngritja e aktakuzës për këtë rast është njoftuar nga Misioni Europian për Sundim të Ligjit – EULEX.
“Një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Prishtinës kundër nëntë të pandehurve për të ashtuquajturin rasti i pasaportave”.
“Ky rast ka të bëjë me vjedhjen e 1.4 milion Eurove, e cila ka ndodhur në kuadër të kontratës publike për furnizim me pasaporta biometrike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës”.
“Të pandehurit akuzohen për Krim të organizuar dhe Shpëlarje të parave, si dhe vepra tjera penale”.
“Rasti është duke u ndjekur nga një ekip i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një vendas nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e EULEX.