Aktakuzë për keqpërdorimin e pozitës zyrtare ndaj një personi në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës, departamenti i krimeve të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Gj. K., për shkak se dyshohet se ka kryer vepër penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Lajme

08/02/2016 17:31

Gj. K dyshohet se më datë 17 dhjetor 2014, si person zyrtar ka shfrytëzuar pozitën zyrtare me qëllim të mundësimit të përfitimit të dobisë pasurore për personin V. T., i njohur për organet e rendit si kontrabandist me kafshë, për çka dyshohet se ka kryer vepër penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1, nënparagrafi 2.3 të KPRK.