Aktakuzë për dallavere në lirim me kusht

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër katër zyrtarëve të panelit të lirimit me kusht, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në lirimin me kusht të një të burgosuri në prill të këtij viti.

Lajme

06/09/2013 12:35

Në aktakuzë gjenden emrat e Elmaze Fazliut, gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, njëkohësisht kryetare e panelit për lirim me kusht; Irfane Bucinca-Rizvanollit, gjyqtare porote në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Bedri Durakut, oficer korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Koordinator i Panelit me Liri me Kusht dhe Fidahije Zogajt.

“Personat e lartpërmendur si persona zyrtarë me qëllim që të gjykuarit Kushtrim Haziraj, t’i sjellin dobi, lirimin e kundërligjshëm me kusht nga vuajtja e dënimit kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe kanë kaluar kompetencat, dhe me Aktvendimin e Këshillit Gjyqësor  të Kosovës – Paneli për Lirim me Kusht e kanë liruar me kusht nga vuajtja e dënimit me burgim, ne kundërshtim me nenin 94 paragrafi 2 të Kodit Penal, pa i vuajtur 2/3 e dënimit të shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë”, thuhet në një komunikatë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.