Aktakuzë ndaj personit që dhunoi të miturën në shtëpinë e tij në Gjakovë

13:53 | 21 Tetor 2021

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.N., për dhunim e një të miture.

Prokuroria njofton se më 30 gusht 2021, në Gjakovë konkretisht në shtëpinë e tij i pandehuri K.N., e ka detyruar personin tjetër, të dëmtuarën e mitur E.A., për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj.

“E dëmtuara, edhe pse nuk kishte refuzuar të shkonte me të pandehurin në shtëpinë e tij, e njëjta ishte nën ndikimin e alkoolit, ku kishte konsumuar paraprakisht në një lokal, aty edhe ku ishte njoftuar me të pandehurin. Pasi ishte kthjellur nga alkooli, e kishte vërejtur vetën të zhveshur në pjesën e poshtme të trupit, e po ashtu i kishte vërejtur edhe lëndimet, të përshkruara sipas raportit të ekzaminimit klinik mjekoligjor”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri K.N., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.