Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të rëndë në Deçan

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Sh.G., për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

Lajme

14/06/2019 16:00

Poashtu ndaj tij dhe I.C., është ngritur aktakuza “Mbajtja në pronësi ,kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, njofton Prokuroria e Pejës, transmeton Klan Kosova.

“I pandehuri, Sh.G., me datë 23 shtator të vitit 2018, rreth orë 11:04,në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, pikërisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje privon nga jeta, tani të ndjerin, A.G, dhe me ketë rast ka vë në rrezik jetën, A.H., dhe F.Z., tani dëshmitarë”, thuhet në kumtesë.

“Të pandehurit Sh.G. dhe I.C., gjithashtu akuzohen se në kompaninë e lartcekur, në kundërshtim me ligjin për armë kanë mbajtur në posedim armët e tipit “Beretta” dhe “Blow TR”, dy karikator të pistoletave të lartcekura dhe 12 (dymbëdhjetë) fishek”.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.