Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, sulmoi një polic
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër G.G, nga Gjakova, për veprën penale “ sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” nga neni 410 paragraf 2 lidhur me paragraf 1 të KPRK-së.
Lajme
Siç thuhet në njoftim, sipas aktakuzës me datë 12.03.2019, në Gjakovë, pikërisht në rrugën “ Ismail Qemajli”, i pandehuri G.G., e sulmon zyrtarin policor E.K., gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ku i dyshuari pasi kishte thyer xhamin e një lokali, policia kishte shkuar ta kontaktonte të dyshuarin, mirëpo i njëjti kishte filluar të bëhej agresiv, duke mos iu bindur urdhrave të policëve, ai është futur në një lokal dhe ka filluar të gjuaj me gjëra të forta zyrtarët, dhe të dëmtuarin e sulmon dhe e godet në këmbën e majtë, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë”.
Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Lajmi.net/