Aktakuzë kundër Artemie
Aktakuza në të cilën janë përfshirë edhe dy bashkëpunëtorë të ish peshkopit Artemie konsiston në abuzimin me paratë për restaurimin e manastireve në Kosovë në periudhën 2004 - 2009.

Lajme
Ish-peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Artemie, i njohur për gjuhën e tij të ashpër kundër pavarësisë së Kosovës, do të përballet me një proces gjyqësor, si i dyshuar për abuzim të parave me rastin e restaurimit të manastireve në Kosovë.
Agjencia serbe e lajmeve B92 njofton se Prokuroria e Lartë në Beograd tashmë ka ngritur aktakuzë kundër Artemies.
Aktakuza në të cilën janë përfshirë edhe dy bashkëpunëtorë të ish peshkopit Artemie, sipas kësaj agjencie, konsiston në abuzimin me paratë për restaurimin e manastireve në Kosovë në periudhën 2004 – 2009.
Sipas B92-shit, nga gjetjet e ekspertëve rezulton se puna e bërë është paguar dy herë më shumë.