Aktakuzë e re për terrorizëm, pesë të akuzuar
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër pesë të pandehurve të akuzuar për vepra të ndryshme lidhur me terrorizmin.
Lajme
Aktakuza përfshinë akuzat si organizimin dhe drejtimin e një grupi terrorist; pjesëmarrjen në grup terrorist; përgatitjen e veprave penale terroriste; prodhimin e paligjshëm të materialeve shpërthyese; posedimin e paligjshëm të armëve dhe të eksplozivëve, nxitjen e urrejtjes fetare dhe për sulm të rëndë në territorin e Kosovës, si edhe kryerjen e terrorizmit brenda territorit të Republikës Arabe të Sirisë (Siri);
“Të pandehurit janë arrestuar në Prishtinë duke u përpjekur të blejnë një numër të madh të armëve dhe municionit sulmues ushtarak, si rezultat i hetimeve që po bënte Njësiti kundër terrorizmit i Policisë së Kosovës dhe të agjencive të tjera, për sulm të rëndë të kryer kundër dy misionarëve të krishterë nga Shtetet e Bashkuara.
Në këtë hetim 14 mujor janë përfshirë analizat forenzike të dëshmive nga ana e Agjencisë së Forenzikës të Kosovës dhe të ndihmës juridike ndërkombëtare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Sipas një komunikate për media të lëshuar nga EULEX-i, rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.