Aktakuza për sulmin ndaj Arben Gashit, Gani Dreshaj thotë se nuk ia ka frikën drejtësisë

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka reaguar pas raportimeve se ndaj tij është ngritur aktakuzë për sulm ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Lajme

16/07/2019 14:14

Ai ka shprëndarë një lajm në të cilin i kishte kërkuar falje deputetit Gashi, ndërkaq që ka thënë se nuk ka asgjë më shumë për të shtuar, shkruan lajmi.net.

Dreshaj po ashtu thotë se është i gatshëm për secilin vendim, nëse këtë ia kërkon partia e tij.

Ky është reagimi i plotë i Dreshajt në Facebook:

Po e lexoj në media një të ashtëquajtur aktakuzë.

Personalisht, qëndroj prapa këtij sqarimi që e kisha dhënë menjëherë pas rastit të ndodhur para pak muajsh në seancën e Kuvendit.

Nuk kam asgjë për të shtuar më shumë.

Nëse partia ka ndonjë kërkesa nga unë, jam i gatshëm për secilin vendim të mundshëm.

Jam thellë i bindur se njeriu i fundit që duhet të ia ketë frikën drejtësisë në Kosovë, jam unë.

Sinqerisht, Gani Dreshaj. /Lajmi.net/