Aksioni ndaj të dyshuarve për narkotikë në Prizren, u konfiskuan edhe barna ilegale në vlerë 20 mijë euro
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë ka realizuar dje një aksion të gjerë në Mamushë të Prizrenit. Në lidhje me rastin e raportuar më 10 qershor 2023, Policia ka njoftuar se janë arrestuar dje gjashtë persona nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrje, organizim i grupit kriminal dhe posedim…

Lajme
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë ka realizuar dje një aksion të gjerë në Mamushë të Prizrenit.
Në lidhje me rastin e raportuar më 10 qershor 2023, Policia ka njoftuar se janë arrestuar dje gjashtë persona nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrje, organizim i grupit kriminal dhe posedim i narkotikëve & armëmbajtje pa leje”.
“Gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: katër armë të ndryshme , 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, 5 telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 €, 100 dinarë të Serbisë, sasi e konsiderueshme të barnave ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20 000€ si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./Lajmi.net/