Aksioni me 300 policë e shumë prokurorë- Arrestohet ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave
Mbi 300 zyrtarë policorë u aktivizuan sot me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit për të realizuar një aksion të gjerë. Pas hetimeve të gjata të cilat janë bërë në kuadër të këtij rasti, aksioni i sotëm u zgjerua në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Drenasit, Pejës dhe Obiliqit. E cak i këtij aksioni është…
Lajme
Mbi 300 zyrtarë policorë u aktivizuan sot me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit për të realizuar një aksion të gjerë.
Pas hetimeve të gjata të cilat janë bërë në kuadër të këtij rasti, aksioni i sotëm u zgjerua në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Drenasit, Pejës dhe Obiliqit.
E cak i këtij aksioni është hetimi i bërë ndaj ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
Madje siç tanimë u raportua nën pranga janë vendosur disa persona në mesin e tyre edhe ish-drejtori i BKS-së, Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Financave në BKS, Valon Berisha.
Aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e disa veprave penale: “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.
Përpos numrit të madh të policëve që po marrin pjesë në këtë aksion, në hetim të rastit janë përfshirë një numër i madh i prokurorëve.
E të dyshuar në këtë rast deri tani thuhet se janë rreth 45 persona.
Siç theksohet, dëmi që pretendohet nga Prokuroria se është shkaktuar buxhetit të Byrosë Kosovare të Sigurimit kap vlerën e 1 milion eurove.
Madje sipas kallxo, Mazreku dhe Berisha kishin marrë llogaritë bankare të 45 qytetarëve tek të cilët kanë transferuar mjete financiare përmes marrëveshjeve të parapërgatitura, nga të cilat kanë fituar mijëra euro./Lajmi.net/